Sinjalistika në “Bllagoja Toska”, përplasen SPB-Tetovë dhe Kasami

03.12.2023 16:25

Nga SPB Tetovë, thonë se Bulevardi “Bllagoja Toska”....

Udhëkryqi që shihni prapa meje është udhëkryqi që kryqëzon rrugën 29 Nëntori dhe Bulevardin Bllagoja Toska në Tetovë, i cili u lëshua muaj më parë. Ndërkohë për tetovarët kjo rrugë është bërë ankth pasi shumë shpeshë ndodhin edhe aksidente si pasoj e mos vendosjes së një semafori apo rreth rrotullimi. Komuna dhe SPB Tetovë hedhin fajin njëra tjetrës por ato që e pësojn me shume janë qytetarët e Tetovës.

Nga SPB Tetovë, thonë se Bulevardi “Bllagoja Toska” është lëshuar në përdorim pa pëlqimim e tyre.

“Sektori i punëve të brendshmë në Tetovë nuk ka pranuar dhe nuk ka dhënë asnjë pëlqim për lëshimin në përdorim të rrugës  dhe ndryshim të regjimit të trafikut në kete bulevard. Në këtë udhëkryq nuk ka të vendosur as sinjalisitik ndryçuese apo semafor dhe as një rreth rrotullim që do e lehtsonte qarkullim të lirshmë të trafikut. Nuk ka dhënë pëlqim për këto arsye pra mos kompletimin e dokumeteve përkatëse, të cilat organet e vetëqeverisjes lokale Komuna e Tetovës duhet ti dërzon. Kemi numër të rritjeve të aksidenteve, në trafikun rrugor në këtë bulevard.” – tha Zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Por kështu nuk mendon kreu i Komunës se Tetovës Bilall Kasami. Sipas tij janë respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe i njëjti nga SPB Tetovë kërkoi të mos bëjë politk.

“SPB Tetovë duhet të merret me punët e veta dhe jo me çështje politike. Bulevardi ‘Bllagoja Toska’ është lëshuar në bazë të gjitha standarteve dhe dokumenteve. Sa i përket kryqëzimit aty ka shenjëzim adekuat. Çështja e semaforave është një procedur tjetër,është një sinjalistik shtes,që ka të bejë me rregullimin e komunikacionit, por aty ka sinjalisitik adekuate konformë rrugëve që janë në atë kryqëzim, dhe nuk qëndron ajo që rruga është leshuar pa leje adekuate.” – u shpreh Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Deri në zgjidhjen e problemit, vozitësit duhet të kenë kujdes dhe të respektojnë shenjat e vendosura në atë kryqëzim thonë nga SPB Tetovë  por edhe nga Komuna. (Visar Sadiku, TVM2)