Nju Jork, katër të vrarë në një sulm me thikë

03.12.2023 19:32

Katër persona, përfshirë dy fëmijë...

Katër persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, dhe tre të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me thikë në Kuins të Nju Jorkut.

Policia i ka gjetur viktimat në një shtëpi, së cilës i është vënë flaka.

Burri i dyshuar i ka therur dy zyrtarë policorë, para se të qëllohej me armë zjarri nga njëri prej zyrtarëve të plagosur.

Policia beson se të gjitha viktimat kanë vdekur prej sulmeve me thikë.

Policia e Nju Jorkut e ka identifikuar të dyshuarin si Kërtni Gordon, 39-vjeçar, i cili është arrestuar më parë për dhunë familjare në Bronks.

Ai ka qenë duke i vizituar disa anëtarë të familjes në Kuins, në kohën e sulmit.