Izraeli zgjeron urdhrat për evakuim në Gazë
Ushtria izraelite ka urdhëruar...

Ushtria izraelite ka urdhëruar që më shumë rajone rreth qytetit të dytë më të madh të Gazës, Han Junis, të evakuohen, teksa vazhdon ofensivën tokësore dhe ajrore. Sipas ushtrisë, në gjysmën e dytë të jugut të Gazës fshihen liderë të Hamasit.
Banorët kanë thënë se ushtria izrealite ka hedhur prej ajrit letra me mesazhet: Han Junisi është zonë e rrezikshme e luftimeve.
Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se këto zona, që u është thënë banorëve të largohen, përbëjnë rreth një të katërtën e territorit të Gazës. Sipas tyre, në ato zona kanë banuar rreth 800.000 njerëz, para luftës.
Para rinisjes së luftimeve, Shtetet e Bashkuara, aleatet më të ngushta të Izraelit, e kanë paralajmëruar këtë shtet që të shmangë zhvendosjet masive.
Në zonat rreth Han Junisit dhe Rafahut, është raportuar për bombardime intensive në orët e fundit.
