Maqedoni

Gjendet trupi i pajetë i Vanja Gjorçevskës, Spasovski: Babai i saj ka organizuar kidnapimin

04.12.2023 10:59

Pas gjetjes së trupit të pajetë të vajzës 14 vjeçare, Vanja Gjorçevska, dyshohen pesë persona...

Pas gjetjes së trupit të pajetë të vajzës 14 vjeçare, Vanja Gjorçevska, dyshohen pesë persona, tre janë në paraburgim, njëri është jashtë shtetit, ndërsa babai është ndaluar dhe marrë në pyetje dhe do të ndërmerren masa në pajtim me Prokurorinë Publike, theksoi në konferencën e sotme për media, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver  Spasovski. Ai më tej shtoi se i dyshuari që vrau Vanjën, të cilin e quajti monstër, do të dënohet rëndë. Sipas Spasovskit, babai i vajzës ka njoftuar ata që e kanë rrëmbyer të miturën kur ajo ka dalë e vetme nga shtëpia dhe arsyeja për këtë ka qenë zhvatja e parave nga nëna. Nga ana tjetër prokurori Gavrill Bubevski tha se të gjithë të involvuarit në të dyja vrasjet janë identifikuar.

“Të dyshuar janë pesë persona prej të cilëve tre janë në paraburgim, njëri është jashtë shtetit, ndërsa babai është ndaluar dhe marrë në pyetje dhe do të ndërmerren masa në pajtim me Prokurorinë Publike. Njëri nga personat me marrëveshje dhe me dijeni të një anëtari të familjes ka organizuar kryerjen e veprës penale, me qëllim të zhvatjes së parave nga nëna e së miturës dhe prej kësaj më pas të gjithë të involvuarit në këtë rast do të kishin përfitim material. Sa i përket viktimës tjetër nga Velesi që nuk ka pasur asnjë lidhje me të miturën, por për shkak të marrëdhënieve të pasqaruara me një nga të dyshuarit, vetura e tij është marrë dhe është shfrytëzuar gjatë kryerjes së veprës penale që më pas e njëjta veturë të gjendet e djegur. Me këtë veturë është marrë e mitura, por paraprakisht babai ka dhënë informacione për ditën e  daljes së saj nga shtëpia. Kryesi i kësaj vepre që me pistoletë ka qëlluar të miturën është frikësuar nga dëshmitë deri te të cilat ka ardhur MPB-ja. Mund të premtoj se do të bëjë gjithçka që ky monstër të cilin po e ndjekim sa të shkelë në vendin tonë t’u dorëzohet organeve përgjegjëse.”, - deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. 
 
Bubevski: Të involvuarit janë identifikuar
 
Nga ana tjetër prokurori Gavrill Bubevski tha se të gjithë të involvuarit në të dyja vrasjet janë identifikuar.
 
“Të gjithë personat e përfshirë janë identifikuar. Në bazë të njoftimit për përfshirjen e katër personave në dy ngjarje penalo-juridike, Prokuroria Publike ka hetuar tre nga të dyshuarit me të gjitha standardet me avokat, ndërsa një person, sipas informacioneve fillestare, është në arrati. Në ambientet e Prokurorisë, ne kemi njohuri  për angazhimin e përgjithshëm, rrjedhën e ngjarjes, kush ka ndërmarrë dhe çfarë veprimesh janë zhvilluar, kush ka qenë në krye gjatë këtyre aktiviteteve. Nga e gjithë kjo mund të përkufizohej se ata kanë kryer dy krime: rrëmbim, krime kanë të bëjnë me zhvatjen. Ata kanë kryer edhe dy vepra penale të vrasjes dhe për shkak të lidhjes së njërës me tjetrën që janë të njëjta, marrin  kualifikimin më të rëndë të mundshëm dhe shprehet dënimi më i rëndë.”, - theksoi prokurori publik, Gavrill Bubevski.