Maqedoni

Hapet libri i zisë në shkollën “Johan Hajnrih-Pestaloci”

04.12.2023 11:17

Në shkollën fillore “Johan Hajnrih-Pestaloci” u hap libri i zisë me rastin e vdekjes së 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska.....

Në shkollën fillore “Johan Hajnrih-Pestaloci” u hap  libri i zisë me rastin e vdekjes së 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska. Me këtë rast ftohen  të afërmit dhe të gjithë qytetarët që duan të bëjnë nderime  të vijnë dhe të nënshkruajnë, thonë përgjegjësit e kësaj shkolle. 

“Për momentin, drejtoria e shkollës në bashkëpunim me disa psikologë janë përgatitur  për ditën e sotme për të ofruar mbështetje për nxënësit dhe për të komunikuar me ta në mënyrë që do t’ua lehtësojë të gjithëve tejkalimin e kësaj ngjarje tragjike”, thuhet në kumtesën e Komunës Qendër. Nga kjo komunë kërkohet zbardhja e plotë e rastit në një kohë sa më të shkurtër dhe përgjegjësi nga kryerësit. Apelohet që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos iu nënshtrohen spekulimeve.