Futboll

Mustafi merr ftesë nga Löw

20.03.2015 15:28

Shkodran Mustafi merr ftesën e Joachim Löw për miqësoret e Gjermanisë...

Qendërmbrojtësi nga Gostivari që vesh fanellën e Gjermanisë, Shkodran Mustafi, ka marrë ftesë për miqësoret e radhës nga trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Löw.
 
Mustafi i cili po shkëlqen te Valencia këtë stinor, prej se kaloi aty nga Sampdoria, do të jetë në përbërjen e 23 futbollistëve Panzer, që do të luajnë ndaj Austrisë dhe Gjeorgjisë. 
 
 
Gjermania është kampione aktuale e Botës në futboll, pasi triumfoi në Botërorin Brazili 2014 duke e mposhtur Argjentinën në finale.