Botë

Izraeli zgjeron operacionet ushtarake në Gazë

04.12.2023 11:44

Izraeli po zgjeron operacionet e tij tokësore në të gjithë Gazën, njoftuan të dielën Forcat Mbrojtëse të Izraelit....

Izraeli po zgjeron operacionet e tij tokësore në të gjithë Gazën, njoftuan të dielën Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi Daniel Hagari theksoi rëndësinë e ndihmës ajrore të ofruar nga Forcat Ajrore duke thënë se sulmet ajrore kundër selisë së Hamasit, objekteve të prodhimit të armëve, tuneleve dhe vendeve të lëshimit të raketave kufizojnë kërcënimet e paraqitura kundër operacionit tokësor.

 
"Politika jonë është e qartë, ne do të godasim me forcë çdo kërcënim të paraqitur kundër territorit tonë.”, tha ai.
 
Siç është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit, që nga 7 tetori, numri i të vdekurve ka kaluar 15,500 prej të cilëve 70% prej  viktimave janë gra dhe fëmijë. Sa i përket të lënduarve, ata i kalojnë 41 mijë. Aleati më i afërt i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë bërë të qartë përmes zëvendëspresidentes së vendit, Kamala Harris, se nuk do të lejojë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Gaza ose Bregu Perëndimor, rrethimin e përhershëm të Gazës ose rishikimin e kufijve të saj.