Ekonomi
Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës
04.12.2023 13:44
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,96 % në raport me vendimin e datës 27.11.2023.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 denarë për litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,431 denarë për kilogram.
Nga data 5.12.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 78,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 80,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 76,00 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 42,086 (denarë/kilogram)
