Kulturë
“Netët strugane të poezisë”, poeti kinez, Bei Dao, fitues i “Kurorës së artë”
20.03.2015 15:31
Poeti kinez, Bei Dao, është fitues i “Kurorës së artë” në “Netët strugane të poezisë” për vitin 2015...

Vendimin e njoftoi kryetari i Bordit Drejtues të “Netëve strugane të poezisë”, Sllave Gjorgjo-Dimovski, në Akademinë e Arteve dhe të Shkencave të Maqedonisë.
“Me dhënien e çmimit “Kurora e artë” 2015, mbrëmjet strugane të poezisë edhe njëherë i hapin horizontet e tyre, duke treguar se botës së turbullt politike i kundërvihet vlera shpirtërore e njeriut”- deklaroi kryetari i Bordit Drejtues të “Netëve strugane të poezisë”, Sllave Gjorgjo-Dimovski.
Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Mileska, me këtë rast vlerësoi se ky manifestim në mënyrë të shkëlqyer e pasuron hapësirën kulturore dhe dëshmon respektimin e dallimeve dhe vlerave kulturore.
“Mbrëmjet strugane të poezisë janë brendi ynë kombëtar dhe vërtetojnë se Maqedonia është vend i cili fuqishëm i respekton dallimet dhe vlerat kulturore të cilat e bëjnë trashëgiminë kulturore evropiane dhe botërore, por ky manifestim në mënyrë të shkëlqyeshme e pasuron edhe hapësirën kulturore evropiane dhe botërore”- tha ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.
Kançeska tha se poeti në fjalë është një nga personalitetet më të theksuar të beletristikës moderne kineze, poet që me poezitë e tij ka tejkaluar kufijtë e vendit të tij.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
