Maqedoni

Veles, Vanja u rrëmbye me veturën e të ndjerit, Zhezhevski

04.12.2023 16:28

Pançe Zhezhevski nga Velesi është vrarë për një borxh prej 500 eurosh ndaj një fqinji të tij...

Pançe Zhezhevski nga Velesi është vrarë për një borxh prej 500 eurosh ndaj një fqinji të tij, i cili ka qenë njëri nga personat që e kanë rrëmbyer. Këtë e kanë deklaruar para organeve hetimore tre të arrestuarit të cilëve tanimë u është shqiptuar paraburgim. Lidhshmëria mes 14-vjeçares Vanja dhe tanimë të ndjerit, Zhezhovski, është se rrëmbimi i vajzës u bë me automjetin Citroen të Zhezhevskit.
 
Trupi i Zhezhevskit është gjetur në fshatin Rudnik në Veles, tek vendi i quajtur Kulla ku ishin varrosur trupi i tij dhe i 14-vjeçares Vanja, trupat e të cilëve u gjetën pasi kryerësit e vrasjes e kanë pranuar rrëmbimin dhe vrasjen. Automjeti i Zhezhovskit i është vjedhur më 22 nëntor, ndërsa 14-vjeçarja është rrëmbyer më 27 nëntor me të njëjtin automjet. Por i njëjti nuk është regjistruar në kamerat e  qytetit në Shkup. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI