Liderët politik arrijnë marrëveshje, zgjedhje të dyfishta më 8 maj
Partitë politike arritën marrëveshje....

Partitë politike arritën marrëveshje që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 maj të vitit të ardhshëm. Ata do të jenë së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për të cilat raundi i parë do të jetë më 24 prill.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se në takimin e liderëve ka pasur edhe konsensus jashtëzakonisht të gjerë për komentet për legjislacionin zgjedhor, përkatësisht Kodin Zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
“Atë që e konkluduam në takim është se zgjedhjet e rregullta do të mbahen më 24 prill edhe atë rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale dhe 8 maj rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare. Në përputhje me ligjin, qeveria teknike përkatësisht qeveri të Përzhinos do të ketë nga 28 janari dhe obligimi ligjor që unë si kryeministër e kam, do të plotësohet dhe gjithsesi edhe marrëveshja e koalicionit që e kemi, do të plotësohet.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Mickoski tha se marrëveshje kanë arritur edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Lidhur me ndryshimet kushtetuese, ai ripërsëriti se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është se tani për këtë nuk ka kushte, për arsye të njohura shumë herë më parë në opinion. Aktualisht kushte nuk ka as për shfuqizimin e qeverisë teknike.
“Kemi arritur një marrëveshje për ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe ato do të hyjnë në procedurë parlamentare, që do të thotë se do të ndryshohet edhe pse rregulli i mosndryshimit gjashtë muaj para fillimit të një fushate për procesin zgjedhor nuk është respektuar. Fushata do të fillonte më 4 prill, pra do të thotë se ne nuk respektuam rregullin e mosndërhyrjeve para fillimit të fushatës. Shpresoj që nuk do të jetë kështu në të ardhmen.”, - theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Tre liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim u larguan nga takimi, pasi siç thanë kur është diskutuar për vendin e zbrazët në KSHZ-së, kryeparlamentari Xhaferi është larguar nga takimi dhe ata s’kanë pasur me kë të ballafaqojnë argumentet.
“Në KShZ, raporti tani është 4 me dy në favor të pozitës dhe po mundohen të marrin edhe një anëtar, pra prapë në favor të pozitës. Dhe që të ketë opinion më të qartë aty, anëtarë më herët ka qenë Krenar Lloga, i cili tani është ministër i Drejtësisë.”, - theksoi kryetari i LD-së, Izet Mexhiti.
Data e dakorduar për zgjedhjet do të thotë se fushata zgjedhore do të nisë më 4 prill dhe për këto zgjedhje do të mbetet qeveria teknike, e cila duhet të formohet 100 ditë para zgjedhjeve, që do të thotë më 27 ose 28 janar.
Shpallja e zgjedhjeve do të bëhet në fund të shkurtit. 100 ditë para zgjedhjeve, kryeministri Dimitar Kovaçevski do të japë dorëheqje, ndërsa vendin e tij do ta zërë një staf i propozuar për BDI-në, që ishte marrëveshje koalicioni i partnerëve qeveritarë, të cilën Kovaçevski tha se do ta respektojë. (Sanije Duraku, TVM2)
