175 shoferë janë sanksionuar në Shkup
Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme...

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (04.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 175 masa, nga të cilat 8 sanksione për ngarje me shpejtësi të kufizuar, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tre sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalim sinjal i mbyllur – dritë e kuqe, 17 masa për mospërdorimin e rripit” thuhet në deklaratën nga MPB-së.
MPB bën të ditur se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ato apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
