Maqedoni
Gjykata Penale, caktohet paraburgim 30 ditor për Palevskin
05.12.2023 11:54
Gjykata Penale e Shkupit caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve...

Gjykata Penale e Shkupit caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve për të dyshuarin e parë për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi, Ljupço Palevski me nofkën Palço, i cili është në arrati. Ky vendim do të zbatohet pasi të gjendet dhe të privohet nga liria.
Gjykata Penale me propozim të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, për të dyshuarin i cili është në arrati, pas procedurës urgjente, ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve për veprat penale rrëmbim nga neni 141 dhe vrasje nga neni 123 i Kodit Penal dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Palevskin. Lupço Palevski, i lindur më 12.12.1964. Në Shkup kërkohet me urdhër ndërkombëtar për hetimin e veprave penale “rrëmbim” dhe “vrasje” sipas urdhrit të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup, që është publikuar në ueb faqen e Ministrisë të Punëve të Brendshme.
