Maqedoni

Vrasja e Vanjës dhe Pançe Zhezovskit, priten rezultatet nga autopsia e tyre

05.12.2023 12:02

Pas vrasjes së 14-vjeçares, Vanja Gorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezovski nga Velesi...

Pas vrasjes së 14-vjeçares, Vanja Gorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezovski nga Velesi, priten rezultatet e autopsisë dhe gjurmët biologjike. Gjykata Penale ka vendosur dje masën e ndalimit deri në 48 orë për të atin e vajzës së vrarë për të mos ikur apo penguar hetimet. 
 
I ati i Vanjës ndodhet në paraburgim, pas marrjes në pyetje mohoi fajësinë
 
I ati i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, është vendosur në paraburgim në Gjykatën Penale, pasi është marrë në pyetje në Prokurori, ku ka mohuar fajësinë. Për këto dy raste janë në paraburgim Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski, ndërsa i dyshuari i parë, Ljupço Palevski, është në arrati dhe është jashtë shtetit dhe për të është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar. Për momentin është duke u zhvilluar procedurë hetimore kundër të dyshuarit të parë, Ljupço Palevski, i cili dyshohet se është organizator dhe ekzekutor i vrasjeve. Është urdhëruar hetim për krimet e kidnapimit dhe vrasjes. Ministria e Punëve të Brendshme pritet të parashtrojë kundër të dyshuarve një kallëzim  penal, pas të cilit Prokuroria Publike do të hapë hetime ndaj të gjithë personave të përfshirë në kryerjen e kësaj  vepre  penale.