Botë

Ndihma për Ukrainën, Zelenski: Pritet konferencë me senatorët amerikanë

05.12.2023 12:44

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski do të flasë me senatorët amerikanë sot në një konferencë konfidenciale...

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski do të flasë me senatorët amerikanë sot në një konferencë konfidenciale përmes videokonferencës, njoftoi udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer. Sipas raportimeve të mediave ukrainase, sekretari i Shtetit, Antoni Blinken; sekretari i mbrojtjes, Lloyd Austin dhe drejtori i inteligjencës, Avril Haynes, do të marrin pjesë gjithashtu në konferencë.
 
Zelenski do t’i informojë senatorët për statusin e luftës në Ukrainë dhe nevojën për një raund tjetër të ndihmës ushtarake, një ditë përpara se Senati të votojë procedurën legjislative për një paketë urgjente ndihme të huaj prej 106 miliardë dollarësh, e cila përfshin më shumë se 61 miliardë dollarë për Ukrainën.
 
“Administrata e ka ftuar presidentin Zelenski të flasë me senatorët si pjesë e konferencës sonë të klasifikuar, kështu që ne mund të dëgjojmë drejtpërdrejt nga ai se çfarë është në rrezik në këtë votim.”, tha Schumer në senat.