Botë
Cikloni ‘Michaung’ godet Indinë, nëntë të vdekur, mes tyre një fëmijë
05.12.2023 13:13
Të paktën nëntë persona kanë vdekur, përfshirë një fëmijë, në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm...

Të paktën nëntë persona kanë vdekur, përfshirë një fëmijë, në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në bregun juglindor të Indisë, si pasojë e ciklonit Michaung.
Sipas autoriteteve indiane cikloni pritej të godiste brigjet e shtetit Andhra Pradesh sot, sipas shërbimit meteorologjik të vendit, me erëra me shpejtësi deri në 110 kilometra në orë.
Ndërkohë të paktën, 8 mijë persona janë larguar tashmë nga shtëpitë e tyre./abcnews.
