Botë
Deri në -50 gradë Celsius në Siberi, banorët mbijetojnë falë veshjeve të duhura
05.12.2023 14:07
I ftohti arktik ka përfshirë Rusinë, prej ditësh tashmë por këtë 5 dhjetor...

I ftohti arktik ka përfshirë Rusinë, prej ditësh tashmë por këtë 5 dhjetor, në Siberi, termometri shënoi deri në -58 gradë Celsius.
Yakutsk, njihet tashmë si një prej qyteteve më të ftohtë në të gjithë botën. Qyteti ndodhet 5 mijë km në lindje të Moskës dhe tradicionalisht, në pjesën më të madhe të vitit, është tërësisht i mbuluar nga bora dhe ngrica, siç duket edhe në pamjet me dron.
Temperaturat jashtë, sidomos nëse fryn erë, janë vdekjeprurëse, në pak minuta. Në ndihmë banorëve, të mësuar me këtë të ftohtë, i vijnë rrobat e duhura, që i blejnë sipas temperaturës dhe jo me stil. Për këdo, nevojiten dy palë dorashka e 2 kapuçë, të trashë.
Temperaturat në disa pjesë të republikës Sakha, rajoni i vogël në verilindje të Siberisë, ka përjetuar temperaturat nën 55 gradë Celsius. Gjatë natës, bën edhe më ftohtë.
Në Oymyakon, qytezë të Sakha, temperaturat shkuan në gati -60 gradë. Meteorologët thonë se termometri shënon -58 gradë por ndihet, për shkak të lagështirës dhe erës, si -63 gradë.
Në një treg të hapur, në qytetin Yakutsk, peshku e mishi është totalisht i ngrirë, i paketuar në kuti, vetëm ashtu shitet. Nuk ka nevojë për frigorifer, askund në këtë zonë.
