Brera shkarkon trajnerin Valenti

05.12.2023 15:34

Italiani Xhovani Valenti nuk do të jetë më trajner i Breras....

Italiani Xhovani Valenti nuk do të jetë më trajner i Breras. Klubi nga Strumica, ka njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me Valentin. Shkak për shkarkimin e trajnerit Italian janë rezultatet e dobëta, ndërsa vendimi u morr pas humbjes nga Rabotniçki javën e shkuar.
 
Brera e falënderoi trajnerin për punën, teksa bëri të ditur se ndryshimet në shtabin teknik do të bëhen të ditura në ditët në vazhdim. Në ndeshjen e fundit me Shkupin, skuadrën nga Strumica nga pankina do ta dretojë trajneri i dikurshëm Gjorgji Stojçev.  Brera nën drejtimin e trajnerit Italian, ka bilanc prej pes fitoreve, po aq barazime si dhe shtatë humbjeve. Me 20 pikë të fituaa Brera, në tabelë e mban pozitën e tetë.