Euro 2024, topi përcakton pozicionet jashtë loje e prekjet me dorë
05.12.2023 15:36
UEFA vazhdon të kërkojë futboll perfekt, pa gabime, andaj po bazohet gjithnjë e më shumë te teknologjia...

UEFA vazhdon të kërkojë futboll perfekt, pa gabime, andaj po bazohet gjithnjë e më shumë te teknologjia. Në Euro 2024 do të përdoret një mikroçip brenda topit, që ndihmon në përcaktimin nëse ka pasur prekje me dorë dorë para një goli dhe gjithashtu ndihmon me vendimet për pozicionet jashtë loje. Këto pajisje lejojnë gjyqtarët e VAR-it të krijojnë një imazh të kompjuterizuar që tregon saktësisht se ku godet topi në trup.Pastaj është arbitri që vendos, nëse është e vullnetshme ose jo.
Kjo risi do t’u lejojë gjyqtarëve të VAR-it të identifikojnë çdo prekje individuale të topit. Në këtë mënyrë, pozicionet jashtë loje mund të analizohen në kornizën më të saktë kur bëhet pasimi për sulmuesin, si dhe duhet të zvogëlohet koha e shpenzuar për zgjidhjen e incidenteve si goditjet me dorë dhe penalltitë.
