Kupa e NBA-së, Indiana dhe Nju Orleans në gjysmëfinale!

05.12.2023 15:39

Basketbllistët e Indiana Pacers dhe Neë Orleans Pelicans, janë gjysmëfinalistët e parë të kupës së NBA-së....

Basketbllistët e Indiana Pacers dhe Neë Orleans Pelicans, janë gjysmëfinalistët e parë  të kupës së NBA-së. Indiana e drejtuar në parket nga Haliburton me rezultatin  122:112 e mundu Bostonin. Ai këtë ndeshje e përfundoi me  "triple-double", e parë në karrierë duke përfunduar takimim me 26 pikë, 13 asistime dhe 10 kërcime.  Nga nëntë basketbollistët që luajtën tek skuadra fituse shtatë prej tyre shënuan më shumë se 10 pikë. Në gjysmëfinale Indiana do të përballet me më të mirin e ndeshjes Neë York – Milëaukee. 
 
Skuadrës së Bostonit në këtë përballje nuk iu ndihmoi as dyshja  Tatum dhe Broën, të cilët së bashku shënuan 62 pikë. Në ndeshjen e dytë të kësaj mbrëmje Neë Orleans  Pelicans me 127:117 e mundën Sacramento Kings. Më i spikatur në radhë e Neë Orleans ishte Brandon Ingram, i cili ndeshjen e përfundoi me 30 pikë. Pelicans në gjysmëfinalen e edicionit të parë të Kupës së NBA-së, do të luajë me më të mirin e përballjes Phoenix Suns - Los Angeles Lakers. Ndeshjet përfundimtare do të luhen në Las Vegas.