Haaland merr çmimin “Golden Player”
05.12.2023 15:42
Erling Haaland është shpërblyer me çmimin “Golden Player Man” në ceremoninë e “Golden Boy 2023” në Torino....

Erling Haaland është shpërblyer me çmimin “Golden Player Man” në ceremoninë e “Golden Boy 2023” në Torino. Ky çmim u jepet lojtarëve më të mirë të moshës mbi 21-vjeç, i votuar nga një panel i specializuar, i cili këtë vit përfshinte Edëin Van Der Sar, Alessandro Costacurta, Samuel Eto’o, Andriy Shevchenko, Rui Costa dhe Pavel Nedved.
“Golden Boy” ndryshon në atë që çmimet shpërndahen (“Topi i Artë) bazuar në performancat në vitin kalendarik dhe jo në sezonin e kaluar. Kjo do të thotë se triumfi i Messit në Kupën e Botës me Argjentinën nuk llogariti asgjë në vitin 2023.
Ndërkohë, sulmuesi norvegjez ka shijuar një vit rekord në Premierligë. Kryesisht falë numrit të tij të theksuar të golave, Manchester City u bë vetëm skuadra e dytë që fitoi tripletën; Premierligën, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve në një sezon.Para portës, Haaland ka qenë thjesht i pandalshëm. Deri tash, ai ka shënuar deri në 50 gola në të gjitha garat në vitin 2023.
