Propozim-buxheti për vitin 2024, VMRO: Do të blihen zgjedhjet
Buxheti për vitin 2024....

Buxheti për vitin 2024 përplasi deputetët në Komisionin Kuvendor. Opozita me vlerësime se buxheti është megaloman, që synon blerjen e zgjedhjeve dhe në masë të madhe po manipulohet me paratë që duhet dedikuar shpenzime dhe shërbime ku janë planifikuar 5 miliardë denarë më shumë nga buxheti paraprak.
“Me këtë buxhet, ky pushtet i lazdruar, edhe përkundër borxhit më të madh deri më tani në historinë tonë, vazhdon të mos heqë dorë nga shpenzimet joproduktive, kështu që për vitin e ardhshëm janë parashikuar 6,3 miliardë denarë më shumë se ky vit për punësime të reja partiake.”, - deklaroi deputetja e VMRO – DPMNE-së, Dafina Stojanovska.
LSDM: Buxheti i planifikuar, me perspektivë
Nga LSDM-ja konsiderojnë se buxheti është i planifikuar mirë dhe parashikon avancimin e vendit.
“Buxheti do të jetë një bazë e mirë për realizimin e shtuar dhe të rritur të projekteve infrastrukturore, thithjen e investimeve të huaja, inovacion të kompanive të vendit, mbështetje e ekonomisë së vendit, sektorin privat, qytetarët dhe përshtatjen e Maqedonisë së vendit drejt BE-së. Buxheti do të mundësojë realizimin e rregullt dhe pa pengesa, përfshi edhe obligimet që dalin nga anëtarësimi në BE dhe zbatim pa pengesa të aktiviteteve zgjedhore në vitin 2024.”, - theksoi deputetja e LSDM-së, Zhaklina Llazarevska.
Pushteti u lavdërua për rritje të fuqisë blerëse, gjë që u pasua me kritika nga opozita, të cilët ripërsëritën se s’do ta mbështesin buxhetin për vitin e ardhshëm.
“Paratë e popullit janë para të popullit dhe duhet të përfundojnë te populli. Nuk guxojnë paratë të përfundojnë tek kriminelët dhe këtë publikisht e thotë Enti Shtetëror për Revizion. Fuqia blerëse është shumë e ulët sikurse për arsimtarët, por edhe qytetarët tjerë. Kjo fuqi është shumë e ulët nga ajo kur qytetarët kanë pasur rroga më të ulëta.”, - u shpreh deputetja e VMRO-DPMNE-së, Beti Stojmenovska.
Sipas Qeverisë, me buxhetin për vitin 2024 pritet rritje ekonomike prej 3,4%, ndërkaq përqindja e inflacionit pritet të stabilizohet dhe është projektuar për 3,6%. (Meral Ismaili, TVM2)
