Xhaka dhe Muslija, në formacionet e javës në Bundesligë

05.12.2023 15:50

Futbollistët shqiptarë kanë vazhduar me paraqitje spektakolare në fundjavë në kampionatet më të forta evropiane...

Futbollistët shqiptarë kanë vazhduar me paraqitje spektakolare në fundjavë në kampionatet më të forta evropiane. Në dy ligat më të forta në Gjermani, Bundesliga 1 dhe 2 ka vend për nga një futbollist nga Kosova në formacionin e javës. SofaScore ka publikuar formacionin e javës në Bundesliga 1, ku Granit Xhaka është pjesë e tij, pas një paraqitjeje të shkëlqyer ndaj Borussia Dortmundit.
 
Përveç Xhakës, në formacionin e javës kanë zënë vend edhe yjet e tjerë si Florian Ëirtz, Palacios, Klosterman ose Ryerson. Jo vetëm në Bundesligën 1, edhe në Bundesligën 2 ka pasur vend për një futbollist nga Kosova në formacionin e javës, shkruan Telegrafi,. Florent Muslija shënoi një gol të mrekullueshëm për Paderbornin në fitoren 1-0 ndaj Hannover 96 dhe zuri vend në formacionin e javës.