Maqedoni

Tufegxhiqi për vrasjen e Vanjës: Është vepër penale me paramendim, dënimi për të është i lartë

05.12.2023 16:09

Është e qartë se bëhet fjalë për një vrasje në të cilën secili prej të dyshuarve ka pasur rolin e tij dhe se kjo vepër është bërë me paramendim....

Është e qartë se bëhet fjalë për një vrasje në të cilën secili prej të dyshuarve ka pasur rolin e tij dhe se kjo vepër është bërë me paramendim, për të cilën është paraparë dënim me burg prej së paku 10 vite deri në përjetësi, thotë avokati, Vlladimir Tufegxhiq. Ende nuk është përcaktuar motivi, por sipas tij nëse vërtetohet lidhja mes babait dhe të dyshuarve si autorë të drejtpërdrejtë të krimit, sigurisht që fati i tij nuk do të jetë ndryshe nga të tjerët në procedurë.
 
“Neni 7 i Kodit Penal për këtë vepër penale parasheh rrethana rënduese, sepse kemi të bëjmë me vajzë të mitur. Vajza është lidhur, i janë lidhur këmbët dhe duart dhe është vendosur në thes dhe kjo nënkupton se ka pasur përgatitje dhe plan për kryerjen e saj.”, - deklaroi avokati, Vladimir Tufegxhiq. 
 
Ministria e Brendshme ka lëshuar fletë-arrest ndërkombëtar për Lupço Palevskin, i cili është në arrati. Avokati i tij, i cili thotë se nuk dinte për vrasjen, e çoi në Beograd. Më pas, sipas Ministrisë së Brendshme, Palevski ka shkuar në Bullgari. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, Palevski dyshohet se ndodhet në Turqi dhe vendi ynë ka bashkëpunim ndërkombëtar me këtë vend. Autoritetet tona ligjzbatuese duhet të marrin konfirmimin për këtë dhe më pas të bëhet kërkesa për ekstradim.
 
Tufegxhiqi u bën thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në hetimin e vrasjes së dyfishtë që të lënë mënjanë emocionet e tyre dhe të udhëhiqen vetëm nga ligjet.
 
FLUTURA LATIFI