Maqedoni

Dhuna gjinore, OSBE-ja me debat, konstatohet angazhim gjithëpërfshirës

05.12.2023 16:55

Dhuna familjare ende i pranishëm në shoqërinë tonë. Kërkohet angazhim gjithëpërfshirës...

Dhuna familjare ende i pranishëm në shoqërinë tonë. Kërkohet angazhim gjithëpërfshirës, ndërkaq vendimet të përfundojnë në organet ndëshkuese. Kështu thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. Në nivel vjetor në adresë të institucioneve kompetente mbërrijnë mbi 1,000 ankesa dhe në të shumtën e rasteve viktima janë gratë.
 
“Dhuna është çështje komplekse dhe për këtë arsye duhet të përfshihen më shumë institucione, si në preventiv, ashtu edhe në mbrojtje. Gjithsesi pjesë përbërëse e zinxhirit është arsimimi dhe organet gjyqësore.”, - deklaroi ministrja e Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
 
Zero tolerancë e të gjitha formave të dhunës gjinore kërkojnë edhe nga resori i punëve të brendshme. Të punësuarit në sektorin e brendshëm kalojnë trajnime për këtë fenomen, Përskaj ligjit të nevojshëm e shohin edhe bashkëpunimin me dhunuesin dhe të dhunuarin.
 
“Në pajtim me programin mësimor për trajnim bazë të policëve është paraparë detyrë për mësim se si të veprohet gjatë dhunës familjare, sigurimin e kushteve senzitive gjinore për përkrahje të personave mbi të cilët është ushtruar dhunë.”, - theksoi Biljana Jeremiq nga Sektori për Dhunë Familjare.
 
Dhuna familjare nuk është çështje private, por kujdes shoqëror që kërkon zgjidhje të koordinuar, thotë zonja e parë e shtetit Gjeorgjievska. Sipas saj, ende nuk ka avancim në parandalimin dhe luftimin e dhunës. Rezultatet duhet të jenë konkrete dhe të tejkalojnë retorikën, thekson ajo.
 
“Dhuna është fenomen që tejkalon kufijtë gjeografik, kulturor dhe socio-ekonomik. E vërteta shqetësuese është se ka boshllëk mes kornizës ligjore dhe realitetit. Edhe përkundër qëllimeve tona më të mira, fushatave për ngritjen e vetëdijes, obligimet ligjore, ligjet e miratuara në këtë fushë, numrat shqetësues të rasteve dëshmojmë se situata nuk po përmirësohet, por po shkon edhe më keq.”, - u shpreh zonja e parë e shtetit, Elizabeta Gjeorgjievska.
 
Përfaqësuesit e OSBE-së nënvizojnë bashkëpunimin kundër lëvizjeve antigjinore. Sipas tyre, vendet me  baras të lartë gjinore, rregjistrojnë më pak raste të dhunës. Sigurojnë përkrahjen e tyre në këtë angazhim shoqëror. Duhet synuar shoqëri pa stereotipe, potencojnë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim.
 
“Roli ynë si mision është që ta lehtësojmë dhe ta përmirësojmë bashkëpunimin rreth koordinimit mes shoqërisë civile dhe institucioneve dhe qëllimi që të kemi në qasje ndërinstitucionale, që të vërtetojmë mekanizma adekuate dhe gjithëpërfshirës për mbrojtjen e të gjitha formave të dhunës ndaj gjinisë femërore.”, - theksoi shefi i OSBE-së në Shkup, Kilian Val. 
 
Këto komente u thanë në debatin: “Parandalo, përgjigju, mbro" në kuadër të fushatës 16 ditore kundër dhunës për barazi gjinore, organizuar nga misioni i OSBE-së në Shkup. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU