Maqedoni

Koço Angjushev në listën e zezë të ShBA-së

05.12.2023 17:22

Departamenti Amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin, Koço Angjushev....

Departamenti Amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin, Koço Angjushev. 
 
Nga DASh-i njoftojnë se Angjushevi është shpallur si person i padëshiruar në ShBA për, siç thuhet në njoftim, pjesëmarrje të tij në korrupsion të theksuar.
 
Nga Departamenti i Shtetit thonë se Angjushevi si zëvendëskryeministër ka keqpërdorur pozitën e tij për interesa të tij private të biznesit, duke minuar besimin e opinionit në Maqedoninë e Veriut në institucionet qeveritare.
 
“Lëvizja e sotme tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë atyre në Maqedoninë e Veriut, që kërkojnë llogari nga zyrtarët e korruptuar publik”, thuhet në deklaratë.
 
Departamenti i Shtetit gjithashtu i ndaloi hyrjen në ShBA, gruas së Angjushevit, Elizabeta dhe fëmijëve të tij, Angell dhe Ognen.