Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme

05.12.2023 17:51

Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, akoma beson se ndryshimet kushtetuese duhet të realizohen para zgjedhjeve të 8 majit, sepse është në interes të shtetit dhe qytetarëve.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë i vetmi parakusht për të ecur përpara dhe çdo vonesë është vendim politik i papërgjegjshëm.

Të gjithë ata që thonin se nuk do të ketë skrining për Maqedoninë e Veriut, skriningu vazhdon me kapitullin 33. Nesër do të fillojmë skriningun për kapitullin e fundit, kështu që edhe për këtë pjesë janë të demantuar. Do të demantohen edhe për ndryshimet kushtetuese, sepse është çështje që është në interes dhe pritshmëri e qytetarëve që duan të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski njoftoi se Bordi Ekzekutiv i LSDM-së veç më ka filluar iniciativën për formimin e një fronti të gjerë evropian të të gjithë aktorëve politik dhe shoqëror që mbështesin anëtarësimin në BE, si dhe procedurën për zgjedhjen e kandidatit për kryetar të shtetit. (Sanije Duraku, TVM2)