Mbi 15,900 viktima në Gaza, mbi 40 mijë të plagosur
Më shumë se 15,900 palestinezë janë vrarë në Gaza....

Më shumë se 15,900 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor. Shifrat janë bërë të ditura nga ministri palestinez i shëndetësisë, Mai al-Kaila duke shtuar se në mesin e viktimave janë 250 punonjës shëndetësorë.
Numri i të vdekurve po rritet vazhdimisht pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare që forcat izraelite të kufizojnë dëmtimet civile në fazën e re të ofensivës së tyre ushtarake në Gaza që filloi më 1 dhjetor. Ndërkohë, 40,900 persona kanë mbetur të plagosur.
Shërbimet shëndetësore në Gaza janë në një gjendje “katastrofe”. Në pjesën jugore të enklavës me popullsi të dendur, ku Izraeli ka përqendruar operacionet e tij ushtarake që nga e premtja kur përfundoi armëpushimi, vetëm pesë spitale po funksionojnë me kapacitetin e tyre minimal dhe numri i përgjithshëm i shtretërve është 1,300.
