Prokuroria Themelore Publike, arrestohet edhe një person për rastin e vrasjes së Vanja

05.12.2023 22:09

Prokuroria Themelore Publike Shkup...

Prokuroria Themelore Publike Shkup, në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit 48 orësh ndaj 46 vjeçarit nga Shkupi, nën dyshimin se ka kryer vepër penale nga neni 365 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Dyshimi i bazuar se i arrestuari e ka kryer veprën, rrjedh nga provat e siguruara deri më tani nga Byroja për Siguri Publike, Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, të dorëzuara në SPB Shkup, ku thuhet se një person i dyshuar për kryerjen e veprës penale, për të cilën tashmë është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, më 02.12.2023 është regjistruar në pikat kufitare në Republikën e Bullgarisë, me hyrje në Republikën e Bullgarisë në VK Kalotina dhe dalje nga Republika e Bullgarisë në VK Kapitan Andreevo (në drejtim të Republikës të Turqisë). Të dy regjistrimet janë të një automjeti Land Rover, i drejtuar nga i dyshuari. Personi është privuar nga liria dhe punonjësit e policisë nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar kanë zhvilluar një intervistë informative me të”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.