Maqedoni

Spasovski: Lupço Palevski u arrestua në Turqi

06.12.2023 10:30

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në një konferencë të jashtëzakonshme...

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp mbrëmë vonë ka bërë të ditur se është kapur në Turqi Lupço Palevski, projektuesi dhe ekzekutori kryesor i 14-vjeçares, Vanja. Spasovski tha se pret sa më shpejt të jetë e mundur ekstradimin e tij nga Turqia.

“Kolegët turq na informuan se projektuesi dhe ekzekutori kryesor i Vanja Gjorçevskës është ndaluar në Turqi. Mbrëmë në orët e vona është lëshuar fletë-arrest ndërkombëtar nga Interpoli dhe në kohë rekord është kapur nga kolegët tanë në Turqi. Monstrumi u kap me sukses në kohë rekord. Falënderojmë kolegët e Serbisë, Bullgarisë dhe Turqisë për bashkëpunimin. Dua të falënderoj edhe Interpolin dhe uroj që ekstradimi të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Presim ekstradimin sa më të shpejt të këtij monstre dhe të vendoset sa më parë para drejtësisë së vendit.”.
 
Për vrasjen e 14 vjeçares akuzohen pesë persona, në mesin e të cilëve edhe babai i saj. Ndaj të gjithë të akuzuarve tanimë është shqiptuar masa e paraburgimit.