Maqedoni

Gjykata Penale vazhdoi paraburgim për 4 të dyshuarit

06.12.2023 10:51

Gjyqtari në procedurë paraprake caktoi 30 ditë paraburgim për katër të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska...

Gjyqtari në procedurë paraprake caktoi 30 ditë paraburgim për katër të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi, pas marrjes në pyetje në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Në mesin e tyre është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, për  të cilin prokuroria dyshon se ka dhënë informacione për lëvizjet e Vanjës. 

Në konferencën e jashtëzakonshme për media të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndër të tjera u bë e ditur se për rastin e vrasjeve është dorëzuar kallëzim penal mbi 100 faqe. Nga  Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka njoftuar se ndaj pesë të dyshuarve është lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër pesë të dyshuarve. Në momentin e hapjes së hetimeve, njoftimi i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit vetëm konfirmon cila është teza kryesore që do të përpiqet të vërtetojë se Pançe Zhezhovskin e kanë rrëmbyer dhe më pas e kanë vrarë, që t'ia marrin veturën Citroen, veturën me të cilën pesë ditë më vonë do të rrëmbehej viktima e radhës, Vanja Gjorçevska.
 
Shefi i Prokurorisë Publike të Shkupit, Gavril Bubevski, tashmë ka deklaruar se tre nga të dyshuarit tashmë e kanë pranuar veprën penale. Babai i të vrarës Vanja Gjorçevska, sipas asaj që ka bërë publike hetimi, nuk e pranon se e ka kryer veprën për të cilën dyshohet.