Maqedoni
Ministria e Drejtësisë, kërkesë për ekstradimin e Palevskit
06.12.2023 11:12
Pritet që gjatë ditës së sotme të përgatitet kërkesa për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë për Ljupço Palevskin...

Pritet që gjatë ditës së sotme të përgatitet kërkesa për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë për Ljupço Palevskin, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, i cili u arrestua dje në Turqi.
Për momentin po mblidhet dokumentacioni nga institucionet për realizimin e procedurës së ekstradimit, thonë nga Ministria e Drejtësisë. Kur gjithçka të jetë gati, parashihet që ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ta informojë opinionin në një konferencë për media.
