Botë
Netanjahu përsërit thirrjen për çarmatosjen e Gazës
06.12.2023 11:36
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se trupat izraelite duhet të kenë nën kontroll çarmatimin e Gazës pas luftës me Hamasin...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se trupat izraelite duhet të kenë nën kontroll çarmatimin e Gazës pas luftës me Hamasin, duke hedhur poshtë përsëri idenë se një forcë ndërkombëtare mund të jetë përgjegjëse për sigurinë në zonë.
“Gaza duhet të çarmatoset. Dhe në mënyrë që Gaza të çarmatoset, ka vetëm një forcë që mund ta sigurojë këtë dhe kjo forcë është IDF.”, tha Netanjahu në një konferencë shtypi.
Kjo vjen pasi Netanjahu i tha CNN muajin e kaluar se roli i sigurisë i Izraelit në Gazën e pasluftës do të ishte një “zarf ushtarak i jashtëzakonshëm”, pa shpjeguar se çfarë do të thoshte kjo.
Në terren, të martën, ushtria izraelite raportoi luftime intensive në Gazën jugore teksa rrethoi qytetin e dytë më të madh të brezit, Khan Jounis. IDF tha gjithashtu se kishte rrethuar kampin verior të refugjatëve Jabalia, për të cilin pretendon se është një bastion i Hamasit.
