“Golden Boy 2023”, Maqedonia e V., Shqipëria e Kosova pa përfaqësues

06.12.2023 15:38

Jude Bellingham fitoi edicionin e 20-të të “Golden Boy”, çmim nga e përditshmja italiane “Tuttosport”....

Jude Bellingham fitoi edicionin e 20-të të “Golden Boy”, çmim nga e përditshmja italiane “Tuttosport”. Anglezi pason Gavi të Barcelonës, i kurorëzuar në vitin 2022. Slloveni Benjamin Sheshko, që luan tek skuadra e Lajpcigut, ka renditjen më të mirë nga këto hapsira. Pas tij mbetet edhe turku Arda Gyler I lindur 2005 e që luan tek Real Madrid. Turki mban pozitën e 27-të.
 
Pas publikimit të listës prej 100 futbollistëve që ishin në konkurencë për të marë këtë çmim, nuk figurojnë emrat e asnjë futbollisti me prejardhje nga Maqedoniae Veriut, Shqipëria ose Kosova. Çmimi "Golden Boy", për herë të parë është ndarë para 20 viteve nga Tuttosport dhe më pas iu kanë bashkangjitur Marca, Kicker, L'Equipe, si dhe Times.