Milwaukee, me rekord sezonal në gjysmëfinale
06.12.2023 15:47
Los Angeles Lakers dhe Milwaukee Bucks, janë kualifikuar në gjysmëfinalen e edicionit të parë të Kupës së NBA-së....

Los Angeles Lakers dhe Milwaukee Bucks, janë kualifikuar në gjysmëfinalen e edicionit të parë të Kupës së NBA-së. Këta mbrëmen e kaluar mundën Phoenix Suns dhe New York Knicks. Pas një drame në minutat e fundit skuadra e Los Angeles Lakers iu gëzua fitores ndaj Phoenix Sunse me rezultatin 106:103. Ishte kjo një përballje direkte edhe për momentin dy basketbollistëve më të mirë Lebron James dhe Kevin Durent, ku në fund "mbreti", ishte më i mirë dhe ndeshjen e përfundoi me 31 pikë dhe 11 asistime.
Kevin Durant ndeshjen e përfundoi po ashtu me 31 pikë. Basketbollistët e Milwauke Bucks, me rekordin sezonal sa ju përket pikëve të shënuara janë kualifikuar për në finalen e Kupës së NBA-së. Këta në terren vendas me 146:122 e mundën New York Knicks. Ishte kjo një ndeshje në të cilën basketbollistët e Milwauke, dominuan në goditjet për tre pikë. Këta nga 38 orvatje në 23 prej tyre ishin të saktë.
Violina e parë në parket ishte Giannis Antetokounmpo, që shënoi 35 pikë, 10 asistime e 8 kërcime. Tek Knicks-at, më i spikatur ishte Julius Randle, i cili ndeshjen e përfundoi me rekordin e tij sezonal me 41 pikë të shënuara. Lakers-at, në gjysmëfinalen e së enjtës në Las Vegas, do të përballen me New Orleans Pelicans. Milwaukee Bucks, në gjysmëfinalen e dytë do të përballen me Indiana Pacers. Finalja e madhe e edicionit të parë të Kupës së NBA-së, në program është të shtunën.
Kupa e NBA-së, ¼ e finales
- L.A Lakers - Phoenix Sunse 106:103
- Milwaukee - New York Knicks 146:122
½ finale
- L.A Lakers - New Orleans
- Milwaukee - Indiana
