Admir Mehmedi drejtor sportiv i Shafhauzenit
06.12.2023 15:53
Xhimi Berisha është emëruar president i klubit zviceran të Shafhauzenit, ndërsa Admir Mehmedi drejtor sportiv....

Xhimi Berisha është emëruar president i klubit zviceran të Shafhauzenit, ndërsa Admir Mehmedi drejtor sportiv. Kështu ka njoftuar klubi zviceran i kategorisë së dytë.
“FC Shafhauzeni është një klub me traditë që ka infrastrukturë të madhe dhe me shumë potencial. Qëllimi ynë është të zgjerojmë më shumë aftësitë e menaxhimit, të mbështesim financiarisht dhe më gjerësisht këtë klub. Prioritet për momentin është përmirësimi në aspektin sportiv”, ka thënë për faqen zyrtare të klubit presidenti i ri Berisha, i cili së fundmi ka qenë drejtor i përgjithshëm i Grasshoperit.
Berisha në staf ka afruar edhe një tjetër njohje të vjetër të futbollit siç është Admir Mehmedin. Mehmedi ka zhvilluar 76 ndeshje me kombëtaren e Zvicrës, ndërsa ka pasur karrierë të madhe në nivel klubesh duke luajtur për skuadra si Uinterthuri, Cyrish, Dinamo Kiev, Fraiburgu, Leverkuseni, Volfsburgu dhe Antaljaspori.
