Maqedoni
Kumanovë, shpërthim në veturën e një mërgimtari
20.03.2015 17:37
Një detonacion i fuqishëm mbrëmë ka shkaktuar shqetësim dhe panik tek qytetarët e Kumanovës...

Në të vërtetë, rreth orës 1 e 30 minuta pas mesnate, në rrugën “Vardarska” afër Shtëpisë së Shëndetit, në pjesën qendrore të qytetit ka shpërthyer një mjet eksploziv.
Mësohet se mjeti eksploziv ka qenë i vendosur nën veturën e një bashkatdhetari me punë të përkohshme në Zvicër.
Përpos dëmit material të shkaktuar në veturë, dëme të lehta, respektivisht thyerje xhamash janë shkaktuar në shtëpitë përreth.
NEXHAT AQIFI
