Maqedoni

Instituti “Analitika”: 14% e të rinjve në RMV, përdorues të duhanit

06.12.2023 16:10

Gjysma e popullsisë vendore janë duhanpirës, madje edhe fëmijët shumë herët nisin të pinë duhanin...

Gjysma e popullsisë vendore janë duhanpirës, madje edhe fëmijët shumë herët nisin të pinë duhanin, madje 12,4% kanë provuar duhanin në moshën mes 13 deri në 15 vjeç, derisa 81% kanë filluar duhanin para moshës 25 vjeçare. Ndikimin më të madh që fëmijët të fillojnë me pirjen e duhanit e ka shoqëria dhe familja. Cigare në marketet në vend mund të blihen edhe nga persona nën 18 vjeç. 
 
“80% e të rinjve gjatë blerjes së cigareve nuk janë penguar. Ne kemi qasje të madhe te duhani. Kemi rregullativë ligjore, por nuk kemi implementim në praktikë.”, - theksoi Tamara Mijoviq nga Analitika Tink Tenk.
 
Nga instituti “Analitika” kërkojnë rritjen e akcizës së cigareve për 30% me çka do të rritej çmimi i cigareve për 22%, me çka do të përfitonte buxheti shtetërorë, si dhe do të ndikohej në uljen e pirjes së duhanit. 
 
“Nëse u them se harxhimet e përllogaritura nga pirja e duhanit kapin vlerën e 5,6 % nga bruto prodhimi vendor do të pajtohemi të gjithë se është numër i lartë. Pikërisht për këtë insistojmë se duhet të ndikohet me çmime dhe masa tjera.”, - u shpreh Bisera Hristovska nga Analitika Tink Tenk.
 
Qendrat e shëndetit publik në vend janë të gatshme t’u ndihmojnë qytetarëve të largohen nga pirja e duhanit, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
 
“Ato funksionojnë dy herë në javë si terapi e përgjithshme, por me kërkesë të qytetarëve tanë që kanë dëshirë që të largohen nga shprehia e pirjes së duhanit mund të koordinohet edhe qasje individuale ndaj secilit që parashtron kërkesë.”, - theksoi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva.
 
Sipas analizave të Institutit “Analitika” do të shmangeshin 39 mijë vdekje të parakohshme tek të rriturit dhe 1,600 raste të vdekjeve tek të rinjtë. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI