Botë
Bajden dhe Tramp sërish në garë presidenciale
06.12.2023 16:39
Presidenti aktual, Xho Bajden dhe ish-presidenti, Donald Tramp, duket se do të përballen edhe njëherë në garën presidenciale të vitit 2024....

Presidenti aktual, Xho Bajden dhe ish-presidenti, Donald Tramp, duket se do të përballen edhe njëherë në garën presidenciale të vitit 2024. Këto zgjedhje janë me rëndësi për të mbijetuar demokracia amerikane, vlerëson presidenti, Bajden. Madje ai thotë se ka vendosur të rikandidohet vetëm për të mos lejuar ardhjen e Trampit përsëri në postin e presidentit, me çka do të shkatërronin institucionet demokratike të shtetit amerikan.
“Po të mos kandidohej Trampi nuk jam i sigurt se do të kandidohesha edhe unë. Nuk guxojmë t’i lejojmë të fitojë.”, - u shpreh presidenti i ShBA-së, Xho Bajden.
Por, Trampi pretendon se është shpëtimtar i shtetit amerikan. Ai njëherit ka deklaruar se nëse përsëri kthehet në Shtëpinë e Bardhë do t’i luftojë njerëzit e dëmshëm.
“Ata frikësohen të flas, sepse e them të vërtetën. Ata mundohen të më heshtin, por kurrë në histori të vendit tonë kjo nuk ka ndodhur. Ata japin urdhra të këtilla, sepse nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën, nuk duan të më dëgjojnë si flas.”, - theksoi ish-presidenti, Donald Tramp.
Trampi së fundmi është përballur me disa padi penale që kanë të bëjnë me dhunën në Kapitoll Hill, pasi ai humbi zgjedhjet presidenciale nga Bajdeni, por edhe për mito dhe tentim për ndikim.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
