Maqedoni

Pendarovski, e paqartë nëse do të rikandidohet për president

06.12.2023 17:28

Presidenti aktual, Stevo Pendarovski, ka bërë të ditur se nuk do të rikandidohet për president...

Presidenti aktual, Stevo Pendarovski, ka deklaruar sot se nuk mendon për rikandidim për postin e presidentit.

I pyetur nëse do të rikandidohet për mandate të dytë në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit të vitit të ardhshëm, Pendarovski u përgjigj shkurt “Jo”. Por, nga kabineti i tij kanë sqaruar se aktualisht presidenti Pendarovski është i përqendruar në punën e tij për të cilën paguhet nga qytetarët dhe se vendimi për rikandidim ose jo ende nuk është sjellë.
 
Pendarovski në zgjedhjet e kaluara presidenciale ishte kandidat i LSDM-së për president, i cili u përkrah si kandidat konsual edhe nga BDI-ja.