Maqedoni

RTVM: RMV-ja nuk do të merr pjesë në Eurovizion

06.12.2023 17:49

Vendi këtë vit nuk do të marr pjesë në festivalin evropian të këngës Eurovizion....

Vendi këtë vit nuk do të marr pjesë në festivalin evropian të këngës Eurovizion.
 
“Radio Televizioni i Maqedonisë e informon opinionin për vendimin për të mos marrë pjesë në Eurovizion vitin e ardhshëm, i cili do të mbahet në Malmo të Suedisë. Një vendim i tillë është në interes më të mirë të qytetarëve, duke marr parasysh se servisi publik vitin e ardhshëm, me të gjitha kapacitetet do të përqendrohet në shënimin e përvjetorit të madh, 80 vjetori i Radios dhe 60 vjetori i Televizionit.”, thuhet në njoftimin e RTVM-së, duke bërë të ditur se edhe përkundër mospjesëmarrjes, servisi publik do t’i transmetojë dy gjysmëfinalet dhe natën finale të festivalit evropian të këngës.
 
Deri më tani, 37 vende e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ngjarjen më të madhe të muzikës në Evropë, që do të zhvillohet në maj të vitit 2024.