Botë

UNESCO, iftari futet në listën e trashëgimisë kulturore

06.12.2023 18:05

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë UNESCO e ka futur iftarin që përgatitet nga myslimanët...

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë UNESCO e ka futur iftarin që përgatitet nga myslimanët gjatë muajit të shenjtë të Ramadanit, në listën e trashëgimisë kulturore.
 
Aplikacionin për këtë traditë socio-kulturore e kanë dorëzuar së bashku Irani, Turqia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani.
 
“Iftari përgatitet nga myslimanët për t’u ngrënë pas perëndimit të diellit në muajin e Ramazanit.”. Iftari lidhet me mbledhje, “forcim të lidhjeve familjare dhe promovon bamirësi, solidaritet dhe shkëmbime kulturore”, thuhet në njoftimin e UNESCO-s.
 
Në shumë shtete myslimane është traditë që iftari të niset duke ngrënë një hurme, të shoqëruar me ujë ose çaj.