Botë

Osmani: Do të ftoj në takim liderët opozitarë

06.12.2023 18:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i ftojë për takim partitë opozitare që të diskutojë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i ftojë për takim partitë opozitare që të diskutojë në lidhje me draft-statusin e Asociacionit, i propozuar nga BE-ja. Në momentin kur dokumenti shkon në Gjykatën Kushtetuese, Osmani paralajmëroi se do t’i dërgojë edhe komentet e presidencës, të cilat kanë për qëllim që ky draft të eliminojë disa paqartësi.
 
“Në momentin që dokumenti shkon në Gjykatën Kushtetuese, siç është paraparë në draft statut si presidente e vendit do t’i dërgojë komete të cilat kanë për qëllim që ky draft të eliminoj disa prej këtyre paqartësive. Së shpejti do ti thërras edhe partitë opozitare ne takim që të dëgjoj, pasi që e kanë marr edhe ata draftin se cilat janë vlerësimet e tyre, cilat janë komente e tyre cilat janë çështje që ata dëshirojnë që ata të sqarohen dhe do t’i inkorporoj edhe ato komente, natyrisht të gjitha ato më të cilat pajtohemi dhe kemi vlerësimin e njëjtë në mënyrë që të përforcohen dhe të bashkohen zërat tanë për të gjitha ato çështje që mendojmë që të përmirësohet ky draft.”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.