Vuçiq: BE-ja mund ta kushtëzojë Serbinë me MO-në

06.12.2023 18:49

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq....

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet pjesë e negociatave të kapitullit 35 me Bashkimin Evropian dhe është kusht për anëtarësimin e Serbisë në këtë bllok.

Vuçiq ka thënë se për Serbinë “pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara nuk vjen në shprehje”.

“Jam takuar me francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, amerikanët, për këtë gjë. Të gjithë i dinë të gjitha.”, ka thënë Vuçiqi për mediat serbe. 

Në kapitullin e 35-të, për pranim të Serbisë në BE-së, përfshihen edhe marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën. Marrëveshja e Ohrit parasheh që Serbia t’i njohë simbolet shtetërore të Kosovës, nuk e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe palët e respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës.