Botë

Izrael, pritet përmbytja e tuneleve të Gazës me ujë deti

07.12.2023 12:29

Izraeli ka mbledhur një sistem të madh pompash që mund të përdoren për të përmbytur tunelet...

Izraeli ka mbledhur një sistem të madh pompash që mund të përdoren për të përmbytur tunelet e përdorura nga grupi militant Hamas nën Rripin e Gazës në një përpjekje për të dëbuar luftëtarët, raportoi  Uall Strit Zhurnal, duke cituar zyrtarë amerikanë.
 
Rreth mesit të nëntorit, ushtria izraelite përfundoi ngritjen e të paktën pesë pompave rreth një milje në veri të kampit të refugjatëve Al-Shati që mund të lëviznin mijëra metra kub ujë në orë, duke përmbytur tunelet brenda javëve , thuhet në raport.
 
Nuk ishte e qartë nëse Izraeli do të konsideronte përdorimin e pompave përpara se të liroheshin të gjithë pengjet. Hamasi ka thënë më parë se ka fshehur robër në “vende dhe tunele të sigurta.”.