Maqedoni

Osmani për vizitë pune në Bruksel

07.12.2023 12:51

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të qëndrojë për  vizitë pune në Bruksel, ku së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, do të marrin pjesë në skriningun  bilateral ndërmjet Komisionit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut për Kapitullin 31, Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, e cila shënon përfundimin e procesit të shqyrtimit që filloi vjeshtën e kaluar.
 
Në agjendën e Osmanit është edhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor, organizuar nga organizata e njohur e Brukselit, Shokët e Evropës. Në seancën e titulluar “Zgjerimi i BE-së: domosdoshmëria e re gjeopolitike”, përveç Osmanit, ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Igli Hasani dhe Maida Gorceviq, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, do të marrin pjesë me fjalimet e tyre.
 
Fjalime do të ketë edhe  drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman; sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu; ambasadori i ShBA-së në Serbi, Kristofer Hill; si dhe ish-komisionari evropian për Zgjerimin, Shtefan File.