Futboll

Maqedonia U19 mëson kundërshtart për eliminatoret e “Main Round”

07.12.2023 14:09

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për kualifikimet e Main Round për Kampionatin Evropian U-19...

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për kualifikimet e Main Round për Kampionatin Evropian U-19, që do të luhet në Irlandën e Veriut. Përfaqëseusja e Maqedonisë së Veriut u gjet në grupin e shtatë, së bashku me reprezentacionet e Zvicrës, Ukrainës dhe Letonisë.
 
Plasmanin në Evropian do ta sigurojnë vetëm fituesit e shtatë grupeve që do t'i bashkohen organizatorit, Irlandës së Veriut. Ndeshjet kualifikuese do të luhen nga data 18 deri më 26 mars në sistem turneu, ndërsa mbetet të përcaktohet vendi organizator i këtij grupi.
 
Kujtojmë, të përzgjedhurit e seleksionuesit Toni Jakimovski, në ciklin e parë eliminator, arritën rezultat të shkëlqyeshëm, duke e zënë vendin e dytë në grup, menjëherë pas Gjermanisë, e duke lënë jashtë loje një favorit të madh si Polonia dhe përfaqësuesen e Kazakstanit.