Maqedoni
Shëndetësi, promovohen pajisjet e reja laboratorike
07.12.2023 15:39
Në Fakultetin e Farmacisë në Shkup u prezantuan pajisjet e reja laboratorike dhe rezultatet...

Në Fakultetin e Farmacisë në Shkup u prezantuan pajisjet e reja laboratorike dhe rezultatet e projekteve kërkimore shkencore, të cilat janë marrë në kuadër të projekteve dyvjeçare për pajisjen e laboratorëve dhe qendrave kërkimore-shkencore.
Me këtë rast kryeministri, Kovaçevski dhe ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, theksojnë rëndësinë e pajisjeve të reja laboratorike dhe projektet kërkimore në veprimtarinë shkencore dhe në përgjithësi në zhvillimin e industrisë farmaceutike.
“Me pajisjet në vlerë prej 450 mijë euro, të cilat i ka siguruar Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe një pjesë e Fakultetit të Farmacisë po forcohen dhe zhvillohen potencialet dhe kapacitetet e katër laboratorëve të këtij fakulteti. Një vend që investon në shkencë, investon në të ardhmen, rritjen dhe zhvillimin e tij, investon në personel të arsimuar që është konkurrues në botë. Njëkohësisht, angazhimi i Qeverisë nuk është të eksportojë personel, por t'i mbajë në shtëpi.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes konkursit të posaçëm financoi prokurimin e pajisjeve dhe me realizimin e këtyre projekteve me vlerë mbi 23 milion denarë. Dua të theksoj se disa institucione të arsimit të lartë dhe institucione shkencore gjatë dy viteve të fundit kanë marrë mjete për furnizimin e pajisjeve bashkëkohore laboratorike, ndërsa disa kanë marrë edhe mjete për financimin e projekteve shkencore në interes publik dhe për këto të gjitha kemi mbi 240 milionë denarë.”, - theksoi ministri i Shëndetësisë, Jeton Shaqiri.
I pari i Qeverisë bëri të ditur punën paralele në disa nivele që kanë prioritet përmirësimin dhe avancimin e gjendjes në përgjithësi në arsim. Në këtë drejtim u theksua se me Ligjin për Arsimin e Lartë të vitit 2018, universiteteve iu rikthye autonomia dhe u krijua Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, si dhe Agjencia për Cilësi në Arsimin e Lartë.
Në të njëjtën kohë, në vitin 2021 u nënshkrua për herë të parë një Marrëveshje Kolektive, e cila siguron rritje të vazhdueshme të pagave.
VLORA LATIFI TOPOJANI
