Lloga për ekstradimin e Lupço Palevskit: Dorëzohet sot, pritet përgjigje pozitive nga Turqia

07.12.2023 16:50

Kërkesa për ekstradimin e Lupço Palevskit....

Kërkesa për ekstradimin e Lupço Palevskit do të lëshohet përmes postës elektronike, por edhe përmes ambasadës sonë. Këtë e bëri të ditur numri një i dikasterit të Drejtësisë, Krenar Lloga, sipas të cilit pas pranimit të kërkesës do të kontaktojë drejtpërdrejt me ministrin e Drejtësisë së Turqisë. Lloga beson se për një kohë të shkurtër vendi do të merr përgjigje pozitive.

“Turqia është partner strategjik i Maqedonisë  edhe për shumë çështje të tjera më të rëndësishme se kjo. Besoj se për një kohë relativisht të shkurtër do të marrim një përgjigje pozitive dhe i dyshuari do të jetë në mesin tonë.”, - deklaroi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Profesori i së Drejtës Penale, Kallajxhiev: Pas vendimit të Gjykatës Penale ka të drejtë ankese

Për kërkesën e ekstradimit vendos Gjykata Penale enkas për vepra të rënda penale, por edhe në këtë rast ekziston e drejta e ankesës, sqaron profesori i së Drejtës Penale, Kallajxhiev.

“Nëse ekstradimin e vërteton gjykata dhe më pas vazhdon pjesa politike dhe administrative nuk vendos si në vendet tjera ministri i Drejtësisë, por Këshilli Ministror. Unë nuk i di kompetencat e tij, por kjo është ngritur në një nivel të mos ketë arbitraritet të mos jetë vetëm ministri i Drejtësisë, por i tërë procesi të jetë më serioz dhe objektiv.”, - theksoi profesori i së Drejtës Penale, Gordan Kallajxhiev.

Sa i përket kornizës kohore edhe  Lloga potencoi se është i pasigurt se kur mund të ndodh ekstradimi, sepse nuk dihet nëse i dyshuari do t'i përdorë mekanizmat ligjore për t’u ankuar. Palevski dyshohet për dy krime: rrëmbim dhe dy vrasje në mënyrë brutale.

Në hetimin e Prokurorisë Publike janë përfshirë edhe katër persona, përkatësisht bashkëkryesit, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët e kanë pranuar fajin.

Sipas hetimeve, në këtë rast është i përfshirë edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjet e vajzës së tij dhe për të cilin Prokuroria ka informuar se i ka mohuar këto veprime. (Flutura Latifi, TVM2)