Shaqiri dhe Bekteshi takojnë studentët, 64 milionë denarë vauçerë për studentët
64 milionë denarë do të ndahen për 3 mijë...

64 milionë denarë do të ndahen për 3 mijë deri më 4 mijë studentë në formën e vauçerëve për vizita të vendeve turistike. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ai i Arsimit, Jeton Shaqiri, u takuan me studentët.
“Kemi vendosur që këtë vit në kuadër të dhënies së vauçerëve të përfshihen studentët edhe mundësinë që studentët tanë të njoftohen me lokacionet turistike, të cilat i posedon RMV-ja në përgjithësi. Mjetet e parapara janë diku rreth 64 milion denarë, ku do të përfshihen diku 3 mijë deri në 4 mijë studentë dhe me siguri mbi 80 milion denarë janë të parapara për ndihmë financiare të drejtpërdrejtë për kompanitë të cilat janë të themeluara nga studentë aktivë.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Është për t’u përshëndetur iniciativa e ministrit të Ekonomisë për të dhënë edhe vauçerë turistik për të gjithë studentët, të cilët do të kenë mundësinë e aplikimit të tyre. Është një mundësi e mirë për të ndihmuar dhe motivuar studentët gjatë procesit arsimor dhe për të arritur rezultat më të mirë në procesin mësimor dhe kjo si masë është e rëndësishme edhe për të ndihmuar edhe në mjete, por edhe qytetet turistike në vendin tonë.”, - theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. (Fitim Kryeziu, TVM2)
